Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar me shqetësim mbi vonesat e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, për të cilat tha se janë vetëm në dëmtim të interesave të shtetit.
Megjithatë ajo u shpreh se krijimi i qeverisë varet nga krijimi i koalicioneve politike, por thekson se vonesa që tenton Lista Serbe dëmton interesat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, transmeton klankosova.tv.
”Ka pasë vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve besoj që ky është tentim tjetër për vonesa që e kanë dëmtuar interesin e Kosovës është në interes të Kosovës që të kemi qeveri me mandat të plotë”.
”Krijimi i qeverisë varet nga krijimi i koalicioneve politike besoj mund t’i pyesni partitë deri ku kanë arritur në këtë çështje”.
”Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton jo vetëm interesat e Kosovës por të gjithë qytetarëve përfshirë edhe serbët që jetojnë në Kosovë”.
”Nuk mund të supozoj se cili mund të jetë vendimi final i Gjykatë Kushtetuese lidhur me kërkesën e Listës Serbe”.



Të tjera
Fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do të jenë më të suksesshëm në jetë
Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante
Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotikë natyralë