Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.
Në njoftimin e LDK-ssë thuhet se kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar.
Më tej thuhet se LDK është e bindur se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh.
LDK është në balotazh në këto komuna: Prishtinë, Dragash, Viti, Junik, Obiliq dhe Pejë.



Të tjera
Konflikti Benita–Klodi: Reagimi i ashpër për raportin me Elijonën
“Miqësia ka humbur” – Labinot Rexha i shpall ‘luftë’ Ludo Lee
Akuzë e fortë nga Ludo: Klodi po manipulon një vajzë të re