Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar me shqetësim mbi vonesat e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, për të cilat tha se janë vetëm në dëmtim të interesave të shtetit.
Megjithatë ajo u shpreh se krijimi i qeverisë varet nga krijimi i koalicioneve politike, por thekson se vonesa që tenton Lista Serbe dëmton interesat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve.
”Ka pasë vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve besoj që ky është tentim tjetër për vonesa që e kanë dëmtuar interesin e Kosovës është në interes të Kosovës që të kemi qeveri me mandat të plotë”.
”Krijimi i qeverisë varet nga krijimi i koalicioneve politike besoj mund t’i pyesni partitë deri ku kanë arritur në këtë çështje”.
”Nuk mund të supozoj se cili mund të jetë vendimi final i Gjykatë Kushtetuese lidhur me kërkesën e Listës Serbe”.



Të tjera
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”
Blakaj: Procesi i dytë gjyqësor ndaj Thaçit po përdoret si arsye për të mos e liruar nga paraburgimi
Su*lme të reja ruse në infrastrukturën civile