Anësori i Juventusit, Edon Zhegrova mbetet i padisponueshëm për bardh e zinjt. Pjesëmarrja e tij në sfidën kundër Real Madridit është e pasigurt.
Zhegrova po vuan nga dhimbje në ije dhe pubik, një problem që e ka ndjekur edhe nga sezoni i kaluar.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, tha se lojtari duhet të trajtohet me kujdes. Për këtë arsye, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, do të bëjë pa të në ndeshjet e ardhshme. Zhegrova ka luajtur vetëm tre ndeshje dhe 36 minuta për Juventusin deri tani dhe tani fokusohet në rikuperim për të forcuar muskujt dhe për të shmangur rikthimin e lëndimit.
Siç raporton “Sport Mediaset” Kthimi i tij në fushë varet nga dita në ditë dhe nga shëndeti i tij, ndërsa Juventusi dëshiron të shmangë çdo rrezik dhe të sigurojë që lojtari të jetë gati kur të rikthehet.



Të tjera
Sërish gol Messi!
Sërish gol Messi!
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin