Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Xhafer Tahirit, pas deklaratës së tij për një marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri. LDK ka theksuar se një veprim i tillë është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të partisë, e cila nuk synon asnjë koalicion me VV-në, as në nivel lokal dhe as në atë qendror.
E pas kësaj, ka reaguar edhe gazetari Viktor Buzhala, i cili në një postim në Facebook akuzoi LDK-në se në prapaskenë po bashkëpunon me PDK-në, me qëllim të përbashkët: dobësimin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, LDK dhe PDK po përpiqen të krijojnë një front të përbashkët për të dobësuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale, me synim një koalicion të ardhshëm qeverisës.
Shkrimi i plotë
Në fakt, LDK synon mbështetjen e PDK-së në Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë, Pejë, Obiliq, Viti dhe Suharekë, ndërsa në këmbim pritet që ta mbështesë PDK-në në Mitrovicë, Prizren, Klinë, Vushtrri dhe Kaçanik.
Në të dyja rastet përballë janë kandidatë të VV-së, prandaj kjo marrëveshje e heshtur po synon t’ia marrë sa më shumë komuna Vetëvendosjes.
Qytetarët duhet ta kuptojnë se LDK tashmë është në bllok politik me PDK-në, ndërsa në bllokun tjetër është VV-ja.
Pra, kush voton LDK-në, në fakt po voton edhe PDK-në – dhe anasjelltas.
Qëllimi i Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit është i qartë:
ta dobësojnë Albin Kurtin në zgjedhjet lokale, në mënyrë që pas zgjedhjeve nacionale të formojnë koalicion të përbashkët, me slloganin e njohur: “Për hir të proceseve.”
Të tjera
Njerëzit ju gjykojnë në bazë të këtyre dy kritereve
Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut
8 karakteristikat e njerëzve që i mendojnë gjërat thellë