Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë zhvilluar më 20 tetor 2025 një operacion gërmimi në varrezat e fshatit Hajvali, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Zbulohen mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës
Gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore njerëzore, që dyshohet t’u përkasin të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998–1999, njofton Policia e Koasovës.
Bëhet e ditur se mbetjet janë tërhequr nga ekspertët e IML-së për ekzaminime mjeko-ligjore, në mënyrë që të përcaktohet identiteti i viktimave përmes analizave shkencore.
Sipas autoriteteve, punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa rasti është në proces hetimi.



Të tjera
Ministri në detyrë, Armend Muja thërret në takim përfaqësues të fermerëve pas protestës
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Aurelien Tchouameni rrëfehet për herë të parë, tregon nëse e goditi grusht Fede Valverden