Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se koha ka ardhur të tërhiqet nga Kosova misioni i UNMIK-ut.
“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur të tërhiqet misioni. Ne çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog. Realiteti është se UNMIK-u është një mision paqeruajtës, pa paqeruajtës që punojnë në funksione që duhet të kryhen nga organizata të tjera”, tha ai.
Diplomati amerikan tha se takimet e UNMIK-ut janë të padobishme.
Ambasaori Bartos, tha se SHBA-ja e nxit Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin me njohjen si qëllim përfundimtar.



Të tjera
Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave
Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë