Në adresimin e saj para Këshillit të Sigurimit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla deklaroi se “UNMIK-u duhet të mbyllet. Është një humbje e madhe parash të OKB-së. Nuk i shërben më asnjë qëllimi.”
“Nëse UNMIK-u do të largohej nesër, asgjë nuk do të ndryshonte në Kosovë dhe për qytetarët e saj”. Ne kemi institucione demokratike, agjenci ndërkombëtare dhe organizata të OKB-së që po bëjnë punë të shkëlqyer,”u shpreh ministrja Gërvalla.
Ajo theksoi se raportet e njëanshme të UNMIK-ut nuk pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve në terren, duke i injoruar faktet që dëshmojnë përparimin demokratik të Kosovës dhe përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sundimit
të ligjit.
Në fund,ministrja Gërvalla ritheksoi se Kosova po ecën me vendosmëri në rrugën e saj euroatlantike, ndërsa rajoni i Ballkanit do të gjejë paqen e plotë vetëm atëherë kur Serbia të heqë dorë nga ideologjitë e saj agresive dhe ekspansioniste.



Të tjera
Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm
Pse duhet të hani arra çdo ditë?
Kështu ndikon gjumi në shëndetin tuaj