Kryetari i Kuvendit ka folur për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me masën e përkohshme. Ai tha se beson se partitë shqiptare duhet të gjejnë vullnet e të bashkëpunojnë mes vete. Basha tha se nuk beson se do të ketë masë të përkohshme.
“Unë vazhdoj me besu që partitë shqiptare duhet ta gjejnë vullnetin që të bashkëpunojnë mes veti. Herët a vonë këto parti do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën sepse nuk kanë ku e qojnë njëra tjetrën . Kurrë nuk mendoj që një individ i cilitdo subjekt në këtë Republikë do me qenë pengesë që shteti me ec përpara. Këtë e kam bindje. Unë e di që në këtë Republikë me vite kanë luftuar për karrige. Mua nuk më impresionon asnjë pozitë.Unë mendoj që janë përgjegjësi që na shtinë me punua për këtë shtet dhe na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha, por në asnjë moment të vetëm nuk e shohë unë një karrige si formë ku duhet me e mbajt peng komplet shtetin”, tha ai .
Duke shtuar se me vendos subjekti dhe “me thanë që për hir të interesave kombëtare edhe nëse subjekti im kryesia nesër mblidhet thotë kjo është marrëveshja.
Basha thotë se Kushtetuesja nuk ka bazë për masë të përkohshme
Në këtë intervistë, kryetari i Kuvendit ka folur për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me masën e përkohshme.
Ai tha se beson se partitë shqiptare duhet të gjejnë vullnet e të bashkëpunojnë mes vete. Basha tha se nuk beson se do të ketë masë të përkohshme.
Por Gjykata do ta injorojë këtë plotësisht, sepse nuk ka asnjë argument të vetmin. A i kanë numrat? Kjo varet nga mandatari që janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe afati është deri të dielën, kështu që duhet ta kalojmë deri të dielën për të parë se kur do të thirret seanca dhe si do të procedohet”, tha ai.



Të tjera
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit