Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., për shkak të dyshimit të se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e personit zyrtar – instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka pranuar dobinë pasurore nga e dëmtuara në shumën prej 200.00 (dyqind) euro, në mënyrë që kësaj të fundit t’i mundësohet kalimi i testit praktik të vozitjes. Me këto veprime e pandehura A.B., ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas KPRK-së.
Me këto veprime thuhet se të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të korrupsionit, si dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të llogaridhënies institucionale.
Të tjera
AAK mes dy opsioneve në Prishtinë: Bekë Berisha zbulon nëse do bashkëpunojë me Ramën apo Çekun
Prokuroria Speciale reagon ndaj sanksioneve britanike për rrjetin `Krasniqi
Goditje për iPhone 17 Pro: Përdoruesit ankohen se telefoni 1200 euro po ndryshon ngjyrë – nga portokalli në rozë