Kryeministri kanadez Carney: Do ta arr*estojmë Netanyahun nëse vjen në Kanada

Do ta arr*estojmë Netanyahun nëse vjen në Kanada

Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se vendi i tij do të zbatojë urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ky i fundit viziton territorin kanadez, përcjell Kosova Post.

Deklarata u bë gjatë një interviste për agjencinë Bloomberg, ku Carney u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Kanadaja do ta arrestonte Netanyahun në rast të një vizite zyrtare. Përgjigjja e tij ishte e qartë: “Po.”

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra nga qeveria izraelite, e cila e ka konsideruar këtë qëndrim si të papranueshëm dhe ka kërkuar nga Kanadaja që të tërhiqet nga kjo deklaratë. Megjithatë, Carney ka konfirmuar se Kanadaja do të respektojë vendimet e ICC-së, duke ndjekur linjën politike të paraprirë nga qeveria e mëparshme e kryeministrit Trudeau.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për shkak të dyshimeve për krime lufte gjatë ofensivës ushtarake në Gaza./KosovaPost/