Në Londër ka nisur samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, së bashku me udhëheqësit e disa shteteve të Bashkimit Evropian.
Udhëheqësit pritet të bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.
Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mirëpritur udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.
Kosovën po e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai u mirëprit në samit nga sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Shqipëria po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbinë po e përfaqëson kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.
Në këtë samit marrin pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.
Një ditë para samitit, të martën, Mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.
Të tjera
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal
“Tradhtova të dashurin dhe tani jam shtatzënë”, Rrëfimi i një gruaje: Nuk e di kush është babai