Në Londër po mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë gjashtë liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz si dhe liderë tjerë të shteteve të BE-së.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet dhe se drejtësia ende nuk është vënë në vend.
“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Millan Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti.
Ai kërkoi specifikisht nga Londra që të ndihmojë në anëtarësimin e vendeve të BP-së në BE, por edhe në NATO.
Të tjera
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal