Komiteti i Garave i Federatës Spanjolle të Futbollit ka refuzuar ankesën e Barcelonës për përjashtimin e trajnerit Hansi Flick, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Gironës.
Si pasojë, trajneri gjerman do të mungojë në “El Clásico”-n e parë të sezonit kundër Real Madridit këtë të diel në orën 16:15, shkruan Gazeta Express.
Flick u ndëshkua pas dy reagimeve ndaj vendimeve të gjyqtarit Gil Manzano, që e dërguan drejt përjashtimit.
Pavarësisht fitores 2-1 të Barçës në atë ndeshje, klubi kërkoi anulimin e dënimit, duke pretenduar se gjestet e Flickut nuk ishin ndaj gjyqtarit, por për të motivuar De Jongun.
Presidenti Joan Laporta doli në mbrojtje të trajnerit, duke thënë se “reagimi ishte njerëzor dhe pjesë e pasionit të futbollit”.
Megjithatë, Komiteti nuk pranoi argumentet dhe Flick nuk do të jetë në stol ndaj Real Madridit, një mungesë e ndjeshme për Barcelonën në sfidën më të madhe të sezonit.
Të tjera
Ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë esëll ose me stomakun bosh
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal