Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrimin politik në lidhje me një bashkëqeverisje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Klan Kosova, Haziri tha se LDK ka mbajtur një qëndrim të qartë që nga 9 shkurti: të garojë për fitore në zgjedhje dhe, në rast të kundërt, të qëndrojë në opozitë.
“LDK nuk ka ndryshuar qëndrim politik. Që nga 9 shkurti, e kemi bërë të qartë se hyjmë në garë për të fituar dhe, nëse nuk fitojmë, qëndrojmë në opozitë. Edhe pas 9 shkurtit, pas ofertave për bashkëpunim institucional nga VV-ja, ne e kemi konfirmuar qëndrimin tonë”, tha Haziri.



Të tjera
Kjo është pija që djeg kaloritë
Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë