Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka komentuar situatën e Edon Zhegrovës gjatë një interviste për gazetarin
Arlind Sadiku, duke sqaruar gjendjen fizike dhe përfshirjen e futbollistit në skuadër.
“Ai është aty.
Po punon mirë. Është një lojtar i mirë.
Asgjë e veçantë,” tha Tudor, duke theksuar se situata e lojtarit nuk është alarmante, por kërkon durim.
I pyetur nëse futbollisti është gati fizikisht, tekniku kroat u përgjigj me sinqeritet: “Jo, ai duhet të punojë me fituesin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën.
Po punon mirë që të jetë në formën e duhur”.



Të tjera
Cilat janë lëngjet që kanë më shumë vitaminë C?
Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëspresidente e Qeverisë së Kantonit të Lucernit