Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore. Kryesisht në orët e mesditës në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e juglindjes (kryesisht qarku Korçë) reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen nga 14 në 32 gradë Celsius.



Të tjera
Alergjitë në pranverë, cilat janë dhe kush rrezikohet më shumë nga to?
Kuptojeni a ju pëlqen, dhe disa “truqe” të tjera psikologjike
Ilaçi i prodhuar nga kjo bimë mund të jetë kura e ardhshme për trajtimin e Coronavirusit