Damka: Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në qeverinë ‘’Kurti 3’’

Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në qeverinë ‘’Kurti 3’’

Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar për rtv21 se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për qeverinë “Kurti 3”.

Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvëndëskryeministrit, nëse do të formohet qeveria e re të dielën.

‘’Pas zgjedhjeve parlamentare e kemi pasur një takim me zotni  Kurtin për krijimin e qeverisë “Kurti 3” dhe kemi rën dakort që të krijojmë qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftëse do të vjen të dielën të votohet qeveria “Kurti 3” ne si dy deputetë të komuntetit turk do të votojmë dhe sa më shpejtë të krijohet qeveria sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në “Kurtin 2” kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në qeverinë “Kurti 3”. Do të kemi postin e zëvëndëskryeministrit në qeverinë “Kurti 3”, ashtu kemi rënë dakort”, tha Damka