Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i KFOR-it, kanë kryer misione të futjes ajrore mbi veriun e Kosovës.
“Të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitë e aviacionit, këto aktivitete lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë Vijës Kufiri Administrativ duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon“, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive.
Ndërsa, aktivitetet e tilla sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën.



Të tjera
Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë
Këshilla për femrat, si ta merrni veten pas një nate feste