Kane bën historinë, kalon Ronaldon dhe Messin

Kane bën historinë, kalon Ronaldon dhe Messin

Mbrëmjen e kaluar, Harry Kane ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit evropian.

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut vazhdon formën e jashtëzakonshme, duke arritur kuotën e 20 golave në vetëm 12 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Goli i shënuar ndaj Club Brugge i ka mundësuar atij të kalojë dy asa-t të futbollit botëror – Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin – të cilët nuk kanë arritur asnjëherë këtë shifër në kaq pak ndeshje.

Sipas statistikave, Ronaldo gjatë periudhës së tij me Real Madridin kishte shënuar 20 gola pas 13 ndeshjesh, ndërsa Messi e kishte arritur këtë kuotë pas 17 takimesh.

Kane po tregon efikasitet të jashtëzakonshëm dhe është në rrugën e duhur për të qenë një nga pretendentët kryesorë për “Topin e Artë”.

Ky çmim prestigjioz është fituar më parë vetëm nga katër futbollistë anglezë: Stanley Mattheës (1956), Bobby Charlton (1966), Kevin Keegan (1978, 1979) dhe Michael Oëen (2001).

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Harry Kane mund të bëhet lojtari i pestë nga Britania që ngjitet në majën e futbollit botëror.