Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim dje Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe Shefin e EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas KFOR-it, takimi u fokusua në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan KosovaPost.
“Gjeneral Major Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it ndaj misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja dhe ndaj bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë. Vizita nënvizoi përkushtimin e gjatë dhe të qëndrueshëm të NATO-s dhe BE-së për të punuar krah për krah me qëllim forcimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Këto janë ushqimet që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve
Ushqimet që e shkrijnë dhjamin në trup
“Haziri për votimin e së dielës: LDK s’e mbështet VV-në, përjashtim vetëm unë po të doja”