Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë është pritur në Jerusalem nga ministri i Jashtëm i Izraelit.
Me Gideon Sa’ar, Elisa Spiropali tha se riafirmuan miqësinë e qëndrueshme Shqipëri – Izrael.
“![]()
Jeruzalem, Izrael – Një vend ku historia dhe e ardhmja takohen në të njëjtën faqe. Në pritjen e Ministrit të Jashtëm Gideon Sa’ar, riafirmuam miqësinë e qëndrueshme që lidh Shqipërinë dhe Izraelin, një marrëdhënie e ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, kujtesë historike dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Marrëveshja e paqes që shënon një kapitull të ri të stabilitetit dhe sigurisë në rajon, hap një perspektivë të gjerë bashkëpunimi në fusha si siguria kibernetike, inovacioni, shëndetësia dhe edukimi”, shtoi Spiropali.
Kryediplomatja shqiptare tha se “Shqipëria dhe Izraeli mbeten partnerë të vendosur në përpjekjen për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim ndërmjet kombeve tona”.



Të tjera
Tetë gabimet e fundjavës që të prishin të gjithë javën
Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot
Po shkonte drejt Armenisë avioni i kryeministrit spanjoll bën ulje emergjente në Turqi