Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në kapjen e Edon Bytyqit, si i dyshuar për dy raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës.
Sipas policisë, personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës.
I njëjti është nga fshati Arllat, si dhe dyshohet se vendndodhjen aktuale e ka në Republikën e Bosnjë e Hercegovinë, andaj sipas policisë, kallëzimi penal ndaj tij është paraqitur në mungesë.
“Duke marrë parasysh se ai ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale dhe ekziston mundësia e lëvizjes së tij në shtetet e rajonit, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim dhe për çdo informatë që posedojnë ta njoftojnë policinë me qëllim të lokalizmit dhe arrestimit të tij”, thuhet në njoftim.
-+383 28-532 363
E-mail: info@kosovopolice.com
Aplikacioni: Lajmëro Policinë



Të tjera
Tahiri i kundërpërgjigjet Abdixhikut, e akuzon për kërkim favoresh nga VV për një komunë
Zemaj grushtoi qytetarin, Kusari-Lila: Thirrjet në mbrojtje të dhunës janë vetë dhuna
Momentet e tensionuara: Video tregon përplasjen mes Armend Zemajt dhe qytetarit