Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një personi nën dyshimin se goditur me shuplakë nënën, ka rrahur motrën dhe ka kërcënuar vëllanë në Gjakovë.
“Sipas kërkesës, “Me datë 20.10.2025, rreth orës 17:30 min, në fshatin S. – Komuna e Gjakovës, në shtëpinë e tyre, i pandehuri ushtron dhunë dhe keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, këtu ndaj të dëmtuarve – nënës se tij, motrës se tij dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që ditën kritike për shkak të një mosmarrëveshje, i pandehuri revoltohet dhe e godet nënën e tij me shuplakë në fytyrë e me pas e godet edhe motrën pasi e njëjta kishte ndërhyrë për ti ndarë, derisa aty kishte ardhur vëllai i tij duke e larguar nga të dëmtuarat, dhe pasi që i njëjti ishte larguar nga aty i pandehuri i drejtohet vëllait me fjalët se “kur vjen në shtëpi kam me të mbyt”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional.”
“Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek të dëmtuarit, apo duke e përsëritur veprën penale”, ka njoftuar gjykata.



Të tjera
4 këshilla nëse ndiheni të lodhur
Tahiri publikon mesazhin me Abdixhikun: Marrëveshja e koalicionit të mos bëhet publike
Zeqiraj kritikon PAN-in, Gjykatën Speciale dhe Përparim Ramën: Në ujdi me disa “komandantë” kriminelë të Kosovës