Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mohuar raportimet e disa mediave lidhur me gjetjen e eshtrave në fshatin Peran të Podujevës. Në një njoftim për opinionin publik, ky institucion ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë gjetje të tillë në atë zonë.
“Sipas verifikimeve tona zyrtare, nuk është bërë asnjë gjetje e eshtrave në fshatin Peran të Podujevës. Informacioni i publikuar është i pasaktë dhe i paverifikuar nga ana e atyre që e kanë shpërndarë,” thuhet në reagimin e Komisionit.
Ky institucion ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në raportim, sidomos kur bëhet fjalë për tema të ndjeshme si ajo e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Ftojmë të gjitha mediat që të verifikojnë informacionet përpara publikimit,” theksohet më tej në njoftim.



Të tjera
Lista Serbe ankohet në PZAP pasi nuk iu miratua lista e kandidatëve nga KQZ
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare pa Listën Serbe, OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet
Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP