Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi ka thënë se ai do të jetë fitues në garën e raundit të dytë, ku do të përballet me Xhafer Gashin e LDK-së.
Thaçi pretendon se LDK ka pasur koalicion të fshehtë me Listën Serbe, dhe siç ka thënë se ai ka votat e shqiptare.
“Konsideroj se ne jemi fitues të votat e shqiptarëve atje. Lista Serbe siç po shihet ka pas një koalicion të fshehtë me LDK. Nëse i shkojmë votat e asamblesë, duket qartë se 600 votat e Listës Serbe nuk kanë shkuar për kandidatin e tyre dhe nuk kanë shkuar për LDK-në”, ka thënë ai.
I pyetur nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti, ai ka thënë se koalicionin e ka me qytetarët.



Të tjera
Osmani: Kosova nuk është e izoluar – Kam qenë pjesë e forumeve dhe kam vizituar shtete të ndryshme
Quni në mbrojtje të Zemajt: I palëkundur ndaj kërcënimeve, një partner i jashtëzakonshëm
Incidenti i sotëm, Besnik Berisha avokat i Zemajt: U përball me fyerje e sulm fizik, ka qenë viktimë