Në Kuvendin e Kosovës të dielën, më 26 tetor, do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, konfirmoi se ftesa tashmë është dërguar tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme.
“Po, kemi bërë kërkesë dhe tashmë është dërguar ftesa tek të gjithë deputetët për seancë të jashtëzakonshme për të dielën, ora 10:00, me një pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ajo për Telegrafin
Më 11 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që të formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.



Të tjera
Boronicat të mira për shëndetin oral
Nxënësit në pushim vjeshtor nga 29 deri më 31 tetor – mësimi rifillon më 3 nëntor
Pasojat që birra i shkakton shëndetit tuaj