Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, e ka pritur në takim ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, me të cilin ka diskutuar rreth sigurisë dhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Kreu i misionit ushtarak të Aleancës Veriatlantike, theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbështetjen e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it transmeton KosovaPost.
Ky mision bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre si institucione përgjegjëse për sigurinë.



Të tjera
Osmani: Kosova nuk është e izoluar – Kam qenë pjesë e forumeve dhe kam vizituar shtete të ndryshme
Quni në mbrojtje të Zemajt: I palëkundur ndaj kërcënimeve, një partner i jashtëzakonshëm
Incidenti i sotëm, Besnik Berisha avokat i Zemajt: U përball me fyerje e sulm fizik, ka qenë viktimë