Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, në kuadër të `Berlin Global Dialogue`, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim, Osmani falënderoi ministrin për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, deklaroi ajo.
Presidentja gjithashtu diskutoi mundësitë që platforma Future Investment Initiative, që do të mbahet së shpejti në Riad, ofron për Kosovën.
“Diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale.



Të tjera
Osmani: Kosova nuk është e izoluar – Kam qenë pjesë e forumeve dhe kam vizituar shtete të ndryshme
Quni në mbrojtje të Zemajt: I palëkundur ndaj kërcënimeve, një partner i jashtëzakonshëm
Incidenti i sotëm, Besnik Berisha avokat i Zemajt: U përball me fyerje e sulm fizik, ka qenë viktimë