Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit kanë ndodhur probleme me furnizim të ujit në disa pjesë të Fushë – Kosovës dhe Prishtinës.
Sipas KRU Prishtina këto turbullira po ndodhin për shkak të punimeve.
“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj. Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës. Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës. Gjendja është duke u stabilizuar. Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati
Frutat dhe perimet që duhet të shmangni nga dieta juaj
Kosova gati për përballjen me Turqinë, zhvillon stërvitjen zyrtare në “Fadil Vokrri”