Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me komunitetin CryptoAlbanian, i cili njihet për aktivitetet e tij në fushën e blockchain dhe kriptovalutave, përcjell KosovaPost.
Çeku theksoi se të rinjtë e Prishtinës janë të lidhur ngushtë me botën moderne, duke kontribuar në inovacion dhe teknologji.
“Të rinjtë e Prishtinës janë aty ku është edhe bota moderne: në inovacion e teknologji. U takuam me djemtë e CryptoAlbanian, tashmë një komunitet i madh që mes tjerash organizon trajnime dhe kurse në fushën e blockchain dhe kriptovalutave. Duke bashkëpunuar me Binance, ata po përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në skenën globale të inovacionit. Ky është shembulli i energjisë së re që duhet mbështetur”, shkroi ai.



Të tjera
A ndikon darka e vonë në shtimin e peshës?
Mbretëresha e bimëve kuruese, si ta përdorni hithrën
Nëntë llojet e grindjeve bashkëshortore