Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për 35 komuna të vendit.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se për shkak të disa ankesave të cilat janë duke u shqyrtuar nga PZAP, Prishtina, Juniku dhe Mamusha nuk i kanë të përfunduara procedurat për të publikuar rezultatet përfundimtare.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës. Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme,” ka thënë Radoniqi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, 15 komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, përfshirë: Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë dhe Kllokotin.



Të tjera
Djali i Sylvinhos me fanellë të Serbisë, vajza e trajnerit të Shqipërisë sqaron gjithçka
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mijë ankesa
Maqedonia e Veriut prezanton pullën postare për 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit