Zemaj: Rama ka punuar shumë për transformimin e Prishtinës - Besoj se do ta udhëheq kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme

Zemaj: Rama ka punuar shumë për transformimin e Prishtinës – Besoj se do ta udhëheq kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Prishtinë, duke theksuar se kandidati i tyre për kryetar ka marrë përkrahje të gjerë dhe ka dalë i pari në garë, raporton GazetaBlic.

Sipas Zemajt, ndryshimet në skenën politike nuk kanë të bëjnë vetëm me LDK-në, por janë në interes të qytetit dhe qytetarëve.

Deputeti shtoi se kandidati i tyre ka punuar gjatë katër viteve të fundit për transformimin e pushtetit lokal dhe zhvillimin e Prishtinës, duke e cilësuar qytetin si të mbipopulluar dhe me nevoja të veçanta për mbështetje nga niveli qendror dhe lokal.

“Po ka ndryshu, jo vetëm për ne por për të gjithë. Në momentin kur takohen njerëz që kanë pas barriera, ju po e shihni edhe interpretimi u zbeh u taku ai me të, sepse janë njerëz që besojnë se i shërbejnë qytetit të vet dhe janë njerëz që i besojnë qytetarit. Në të kaluarën ka pas kësi hezitime dhe ka pas pengesa që dorën në zemër nuk i kanë kontribu as zhvillimit lokal por as zhvillimit të Kosovës. Ne jemi njerëz mund të takohemi të flasim por sdo të thotë se mund të pajtohemi dhe ta kemi një marrëveshje politike. Ndërsa në prapaskena nëse ka lojra politike dhe ka pazare dhe interferim në agjendat tona, ato as nuk do të lejohen dhe as nuk do të përkrahen.

E kemi një kandidat të mrekullueshëm, një kandidat që ka punuar shumë për këto katër vite për transformimin e pushtetit dhe transformimin e Prishtinës në tërësi. Prishtina është kryeqytet i mbipopullum nga të gjitha anët e Kosvoës dhe ne duhet të jemi të gjithë të vemendshëm që ta ndihmojmë, edhe prej nivelit qëndror por edhe politikat lokale. Niveli qendor e ka penguar zhvillimin e Prishtinës dhe kjo nuk është shenjë e mirë”, përfundoi ai.

Zemaj thotë se partia e tyre doli partia e parë edhe me numrin e asambleistëve, ku thekson se Përparim Rama do ta siguroj shumicën që ta udhëheq kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme.

“Rezultati është mirë, LDK ka dal parti e parë, parti e parë edhe me numrin e asambleistëve, kandidati jonë dhe krytari aktual dhe i ardhshëm ka dal i pari, dhe besoj se do ta siguroj edhe shumicën bashkarisht që ta udhëheq kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme. Kjo sigurohet edhe me partneritet edhe me bashkëbisedim përtej grupeve politike që ne i kemi strukturat tona politike, me grupe të intresit, shoqëri civile, qytetarë, akademi, etj”, përfundoi ai për GazetaBlic.