Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, tha se sot “ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë në zgjedhje”.
Ndërsa përmendi mundësinë e dytë, ai tha se zgjedhjet rrezikohojnë “shumë procese”.
“Në seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj”, shkroi ai në Facebbook.
“Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë”, tha Murati.
“Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin? Uroj që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash”, shkroi Murati.



Të tjera
7 simptoma “të heshtura” që i i paraprijnë goditjes në tru
Mos e hani banane nëse keni problem me veshkat
Presidenti kroat Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lu*fte