Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”.
Ai e quajti fatkeqësi që edhe pas tetë muajsh Kosova mbetet e bllokuar.
Derisa ai tha se kryekuvendari Dimal Basha, duhet të japë dorëheqje, e madje sipas tij, ai nuk duhet të mbajë asnjë post publik, sikur ai që iu propozua sot, si ministër i Infrastrukturës.
“Është hap i mirë reflektimi, por nuk është i plotë. Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik, dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën”, u shpreh ai.



Të tjera
Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
`Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive
Bimët mjekësore që i japin zgjidhje brenda muajit kolesterolit të lartë