Rivaliteti më i madh në futbollin spanjoll rikthehet sot, ku Real Madrid dhe Barcelona përballen në “Santiago Bernabeu”, në El Clasicon e 261-të zyrtar.
Sipas statistikave, Real ka 105 fitore, Barça 104, ndërsa 52 takime kanë përfunduar pa fitues.
Këtë herë, në stol të Realit do të jetë për herë të parë Xabi Alonso, i cili kërkon t’i japë skuadrës së tij një “frymëmarrje të re” në këtë duel historik.
Në anën tjetër, Barcelona përballet me probleme të shumta, pasi mungojnë disa emra të rëndësishëm, përfshirë Raphinhan. Real Madrid hyn në ndeshje me moral të lartë dhe mundësinë që me fitore të shkëputet me pesë pikë në krye të renditjes së La Ligës.
Për Barcelonën, kjo është një provë karakteri për të ruajtur ritmin dhe prestigjin pas dominimit në sezonin e kaluar. Si çdo herë, pritet një përballje e zjarrtë, me emocione të mëdha dhe rivalitet të pakrahasueshëm në fushë dhe jashtë saj.
El Clasico mbetet ndeshja që ndalon botën.



Të tjera
8 sjellje që duhet ndryshuar para moshës 30-vjeçare
Në seancën e Kuvendit Fatmir Limaj komunikoi me sekserët e opozitës, Berat Buzhala dhe Dardan Gashi
Elbert Krasniqi sqaron pse nuk u propozua për ministër, akuzon Veton Berishën