Xheneta Fetahu, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, është parë në shoqërinë e aktivistes dhe autores së emisionit “Zanat”, Zana Avdiu.
Dyshja është shfaqur së bashku në një video të ndarë në rrjete sociale, e cila menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Por nga mënyra si janë paraqitur, duket se nuk bëhet fjalë thjesht për një dalje argëtuese.
“Dy gratë më problematike në shqiptari”, dëgjohet Zana teksa qesh në video, ndërsa Xheneta e shoqëron me një paralajmërim intrigues: “A e dini çka po ju pret? Së shpejti”!
Mbetet për t’u parë nëse Xheneta do të jetë e ftuar në emisionin e Zana Avdiut apo nëse të dyja po përgatisin një bashkëpunim të ri, që me shumë gjasë do të shkaktojë reagime, sepse një gjë është e sigurt: këto dy vajza dinë gjithmonë si të bëjnë zhurmë e të sfidojnë tabutë.






Të tjera
Gripshi e fiton Këpucën e Artë, zgjidhet golashënuesi më i mirë në Kazakistan
Kurti thërret konferencë për media sot në ora 17:00
Kokëfortësia e Kurtit dhe pasiviteti i opozitës po e mbajnë Kosovën në një bllokadë të gjatë institucionale!?