Fruti i dardhës mund të përdoret në gjendje të
freksët, i ruajtur në frigorifer, i përpunuar në formë marmalade, konservë,
komposto, të thara etj.
Dardha përmban kripëra minerale të kaliumit,
kalciumit, manganit, fosforit, hekurit, sheqerna, 4-5% vitamin C, B1, B2, B6,
karotinë, acide organike etj. Dardha është freskuese, qetësuese, largon etjen,
pastron lehtë zorrët dhe jep energji.
Në sasi të përmbajtjes së hekurit, dardhat kanë
gjetur një përdorim të gjerë në fushën e mjekësisë popullore. Cipa e frutave të
dardhës ka veti diuretike dhe vepron mirë në pastrimin e veshkave dhe të
rrugëve urinare.
Mjekime popullore
Pastrimi i veshkave dhe rrugëve urinare
Për këtë qëllim duhet të përgatisni një çaj në
këtë mënyrë. Merrni rreth 40-50 gr cipa dardhash dhe 250 ml ujë. Ziejini për 20
minuta dhe lëngu i përftuar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë.
Ulja e temperaturës
Çaji i lëvoreve të dardhës përgatitet me 15-20
gr lëvore të thara, të cilat hidhen në 250 ml ujë dhe ziejnë, për gjysëm ore.
Çaji pihet njëherësh, i vakët. Përdoret gjithashtu për lavazhe të ndryshme në
saj të vetive të tij antiseptike.
Helmimet e kërpudhave
Marrim 20-30 gr gjethe ose lëvore të grirë të
dardhës dhe në to fusim gjysmë litri ujë. Kjo përftesë zihet dhe më pas pihet
në formë çaji, çka bën lavazh të plotë të stomakut.
Gurët në veshka dhe në fshikëzën urinare
Merren 10 gr gjethe të reja të dardhës dhe
ziehen në 100 ml ujë të valuar. Ena mbulohet për 10 minuta, pastaj kullohet.
Lëngu në formë çaji konsumohet 3 herë në ditë, nga 1 gotë para ushqimit.
Veprimi i këtij çaji bëhet edhe më efikas nëse i shtohen lëvoret e thara të
mollës.
Frutat dhe gjethet e dardhës shërbejnë edhe në forcimin e zemrës apo ngritjen e presionit të gjakut. /mapo.al



Të tjera
Gripshi e fiton Këpucën e Artë, zgjidhet golashënuesi më i mirë në Kazakistan
Kurti thërret konferencë për media sot në ora 17:00
Kokëfortësia e Kurtit dhe pasiviteti i opozitës po e mbajnë Kosovën në një bllokadë të gjatë institucionale!?