Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, me iniciativë të kryetarit Mirsad Çollaku, ka propozuar Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, realizimin e një portreti mural kushtuar kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Sipas propozueseve, ky mural do të vendoset në qendër të qytetit, duke u bërë një simbol i krenarisë lokale dhe një frymëzim për të rinjtë.
Vedat Muriqi, i lindur në Prizren, është shembull i suksesit të arritur përmes përkushtimit dhe punës së palodhur. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në arenat ndërkombëtare dhe ka bërë krenar qytetin e tij.
“Një mural për Vedatin nuk është vetëm nder për të si individ, por edhe një mesazh për të rinjtë tanë që ëndrrat janë të arritshme”, thuhet në propozim.
Lidhja Rajonale e Futbollit shpreson që Komuna dhe DKRS-ta të bashkëpunojnë për të zgjedhur një vend të përshtatshëm në qendër të qytetit, ku mural të realizohet dhe të prezantohet për publikun në të ardhmen e afërt.



Të tjera
Kosova gati për përballjen me Turqinë, zhvillon stërvitjen zyrtare në “Fadil Vokrri”
Gjasat 50 me 50, por duam të shkojmë në Botëror
Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të rikthehet e vërteta e plotë në qershor