Po jeton momentin e tij. Nazmi Gripshi është protagonist i një arritjeje të madhe, pasi fitoi Këpucën e Artë në Premier Ligën e Kazakistanit.
Sulmuesi i zbuluar së fundmi nga Silvinjo, që e ftoi në kombëtare për ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, e mbylli sezonin si shënuesi më i mirë i kampionatit kazak me 16 gola.
Kjo, në 26 ndeshje që ishte në fushë për ekipin e tij Astana, duke lënë dy gola prapa sulmuesin e Kairatit, Satpajev.
Një edicion shumë I mirë, me rritje të ndjeshme në krahasim me të kaluarin kur arriti në 6 rrjeta në 12 ndeshje të luajtura.
Jo vetën kaq, por Gripshi ishte I dyti në renditjen e asisteve në Premier Ligë, me 7 pasime për gol, vetëm një më pak sesa fituesi Marin Tomasov, gjithashtu lojtar I skuadrës së tij, Astana, që dha 9 asiste.
28-vjeçari ishte më I miri edhe për gjuajtjet në kuadrat dhe për penalltitë e realizuara, 8.
Për fat të keq, ëndrra e madhe, ajo e fitores së titullit në Kazakistan, nuk u realizua.
Në javën e fundit të kampionatit, Astana pati nevojë për fitore në fushën e rivalit kryesor, Kairat, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.
Gripshi asistoi golin e avantazhit dhe Astana ishte virtualisht kampione, por vendasit barazuan pas pushimit, shkruan abcnews.
Sulmuesi kuqezi e ka fituar titullin në Shqipëri me Skënderbeun, ndërsa në karrierë ka fituar edhe Kupën në Shqipëri, Kosovë dhe Kazakistan.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së