Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), përmes ushtruesit të detyrës së ministrit, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është nënshkruar vendimi për mbrojtje paraprake të zonës “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të Republikës së Kosovës.
Ky vendim e pozicionon Kosovën si shtetin me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e MMPHI0s[.
Sipas këtij dikasteri, pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se zona përbën një pasuri të rrallë natyrore me biodiversitet të lartë, ekosisteme të ndjeshme dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.
“Zona e “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, me një sipërfaqe prej 192.19 km², tashmë është vendosur nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht”.
Sipas MMPHI-së, ky hap përbën një arritje të madhe drejt përmbushjes së objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, si dhe një angazhim të vendosur për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.



Të tjera
A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen
Ramabaja su*lmon deputetin e PDK-së Gruda
Pse duhet ta konsumoni majdanozin?