Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku ka vizituar sot fshatin Prapashticë, ku me banorët ka diskutuar për adresimin e çështjeve elementare si uji i pijes, kanalizimi, rrugët dhe asfaltimi, ndriçimi publik, si dhe pastrimi dhe menaxhimi i mbeturinave, përcjell KosovaPost.
Në llogarinë e tij në facebook, Çeku ka shtuar se për Gollakun ka një viziton të veçantë për zhvillimin e turizmit lokal.
Postimi i plotë:
U rikthyem në Prapashticë, e do të rikthehemi vazhdimisht, jo vetëm tani në kohë zgjedhjesh.
Sepse fshatrat e Prishtinës do të jenë infuzioni i qytetit, aty ku do të shkojmë për të jetuar, për rekreacion dhe për t’u lidhur me rrënjët tona.
Në takimin me banorët e Prapashticës, diskutuam adresimin e pesë çështjeve elementare të infrastrukturës: ujin e pijes, kanalizimin, rrugët dhe asfaltimin, ndriçimin publik, si dhe pastrimin e menaxhimin e mbeturinave.
Pas tejkalimit të këtyre problemeve bazike, për Gollakun kemi një vizion të veçantë për zhvillimin e turizmit lokal, që do ta kthejë potencialin e zonës në mundësi të reja për banorët.



Të tjera
Kosova gati për përballjen me Turqinë, zhvillon stërvitjen zyrtare në “Fadil Vokrri”
Gjasat 50 me 50, por duam të shkojmë në Botëror
Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të rikthehet e vërteta e plotë në qershor