Është arrestuar në Londër, Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit më 11 gusht 2025, në Hajvali të Prishtinës.
Siç raporton Top Channel, Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuar në policinë Metropolitane në Londër.
Po ashtu, TCh raportoi se ka nisur procesi i ekstradimit të të dyshuarit.
Pas aktit të vrasjes, Nuhiu kishte arritur të arratisej, derisa Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes pati gjetur një gëzhojë armë zjarri.



Të tjera
Kylian Mbappe për Paraguain: Përdorën taktika të shëmtuara
Turqia do të presë Samitin e NATO-s për herë të parë pas 22 vitesh
Trump bisedë telefonike me Zeleknsyn dhe Putinin para Samitit të NATO-s