Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për Ramiz Lladrovcin dhe fitoren e tij në Drenas, ku kandidati i partisë së tij nuk ia doli të triumfojë.
Krasniqi në Rubikon tha se gara nuk ka qenë e lehtë, por që pas rezultateve, ia ka uruar fitoren Lladrovcit.
“Ka qenë një garë aspak e lehtë për neve, sepse ka pasur të bëjë me një komunë qe PDK-në e ka nderu me votë, pa kushte. Sfidimi në nivel të degës nuk ka qenë i mirëseardhur me mu. Nuk kam dashur të jem arbitrar për me pamundësu garën brenda partisë. Rezultati është i qartë. Ramiz Lladrovci ka fitu. Ia kam dhënë urimet prej selisë së PDK-së dhe shpresoj që e vazhdon punën në të mirën e qytetarëve të Drenasit”, tha ai.
Por, a ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK?
Krasniqi ishte i shkurt në përgjigjen e tij se “Zoti Lladrovci nuk është përjashtu, ka dalë vet.”



Të tjera
Kur cikli menstrual paralajmëron probleme me shëndetin
Fëmijët i thithin sjelljet e prindërve si “sfungjer”!
Port i shqiptarëve dhe arterie ekonomike për Kosovën