Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, po i bën thirrje publikisht qeverisë amerikane që të shpërbëjë OpenAI, krijuesin e ChatGPT-së së njohur.
Kur Axios e pyeti drejtpërdrejt nëse kompania e drejtuar nga Sam Altman duhet të shpërbëhet, Sanders u përgjigj shkurt: “Po”, raporton Futurism .
“Duhet të marrim frymë thellë dhe të kuptojmë se kjo është si një meteor që po vjen”, tha Sanders në një intervistë javën e kaluar, transmeton Klankosova.tv
“Duhet të jemi të përgatitur të përballemi me gjithë kompleksitetin e saj”, vijoi ai.
Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump bëri fushatë me premtime për të shkatërruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, të njëjtat kompani shpenzuan miliona për të fituar favorin e tij.
Nga ana tjetër, shumë njerëz po bëjnë thirrje për ndërhyrje rregullatore mes shqetësimeve rreth një “flluske të inteligjencës artificiale” në rritje, e cila, nëse shpërthen, mund ta lërë ekonominë amerikane në rrëmujë.



Të tjera
Kur cikli menstrual paralajmëron probleme me shëndetin
Fëmijët i thithin sjelljet e prindërve si “sfungjer”!
Port i shqiptarëve dhe arterie ekonomike për Kosovën