Në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
“Unë besoj që po. Siç e kam thënë prej ditës kur e kam nominuar, dhe tash bëhet më shumë se një vit nga ajo kohë, ai (Bedri Hamza) është personi më i duhur për fazën që po na pret”, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas tij, gjendja në Kosovë është përkeqësuar si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe në raportet ndërkombëtare të vendit.
“Programi politik me të cilin kemi garuar dhe që është udhëhequr nga Hamza, mbetet aktual edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë. Ai parasheh rritje pagash e pensionesh, ulje të kostos së energjisë, liberalizim të ekonomisë dhe lehtësim të kushteve për bizneset dhe sektorin privat”, u shpreh Krasniqi. /Klankosova.tv



Të tjera
Ja çfarë i ndodh organizmit nëse hani një banane në ditë
Nëse fitoni nesër ndaj Turqisë, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren
Qeveria ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës pas fitores me Sllovakinë