Nuk kanë të ndalur lavdet për Granit Xhakën. Reinildo, futbollisti i Sunderlandit nga Mozambiku, ka theksuar se është ëndërr e realizuar paraqitja përkrah Xhakës.
Të hënën mbrëma Sunderlandi ka prezantuar të dhënën se Xhaka është lojtari që ka vrapuar më së shumti këtë edicion në Premier League. Mesfushori shqiptar tashmë ka arritur shifrën e 100.83 kilometrave të kaluara.
Ai nuk ka munguar në asnjërën nga nëntë ndeshjet e deritashme.
Bashkëlojtari i Xhakës, Noah Sadiki, është i dyti në listë me 100.14 kilometra. Të tjerët kanë më pak se 100 kilometra.
Për të veçantat e Xhakës, ku nuk përfshihet vetëm vrapimi, ka folur 31-vjeçari Reinildo, që ka bërë karrierë edhe tek Atletico Madridi e Lille.
“Graniti është lojtar shumë i madh dhe të flas për të është e veçantë. Ai ka mendësi aq të mirë. Është ndryshe, në nivel shumë të lartë. Ai ka aq shumë kualitete, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Ai na shtyn para në stërvitje. E ndan me ne përvojën, është e veçantë. Jam shumë krenar që luaj me të, është ëndërr”, ka thënë Reinildo.



Të tjera
Deklaratë e fortë nga Shkëlzen Gashi: LDK nuk mund të manipulojë votat në diasporë më!
Prapaskenat politike të Kosovës: Musliu flet për “rrëmbimin” nga komandantët e rrejshëm!
Forcat e Sigurisë së Kosovës në test – SHBA mbështet operacionet dhe stërvitjet luftarake!