Kandidati për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku ka vizituar sot Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se përkundër se me staf e kushte të kufizuara, kjo qendër bën punë të jashtëzakonshme për përfshirje dhe integrim, transmeton KosovaPost.
“Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi” është shembull i përkushtimit dhe sfidës, vend ku ofrohet mësim, këshillim dhe aftësim për fëmijët me aftësi të veçanta. Edhe pse me staf e kushte të kufizuara, kjo qendër bën punë të jashtëzakonshme për përfshirje dhe integrim”, tha Çeku.
“Programi ynë synon mbështetje të plotë për arsimin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim më të fortë mes komunës, shkollave dhe familjeve. Të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta duhet ta ndërtojmë bashkë, me kujdes, përgjegjësi dhe zemër. Bashkë, për Prishtinën tonë!”, shtoi ai.



Të tjera
Shkak orari i Kupës së Botës, Real Madridit mund t’i shtyhet ndeshja hapëse në La Liga
Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë