Zbulohen mbetje mortore në veri të Mitrovicës – dyshohet se i përkasin vik*timave të lu*ftës

Zbulohen mbetje mortore në veri të Mitrovicës – dyshohet se i përkasin vik*timave të lu*ftës

Në veri të Mitrovicës janë gjetur eshtra që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës, pas një njoftimi të bërë nga qytetarët dhe punonjësit përgjegjës për mirëmbajtjen e varrezave në atë zonë, transmeton KosovaPost.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, rasti është raportuar menjëherë në Policinë e Kosovës, e cila ka njoftuar autoritetet përkatëse për veprimet e mëtejshme.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e përbashkëta të përbëra nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat kanë kryer verifikimin fillestar të mbetjeve mortore. Pas konstatimit nga ekspertët mjeko-ligjorë, janë ndërmarrë procedurat zyrtare për tërheqjen dhe ekzaminimin laboratorik të eshtrave.

Komisioni ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve që kanë njoftuar autoritetet, duke theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për ndriçimin e fatit të personave ende të zhdukur nga lufta.

“Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të një personi të zhdukur. Falënderojmë qytetarët për ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm,” thuhet në njoftimin e Komisionit.

Ky është një ndër rastet e fundit të raportimeve të mbetjeve mortore në zonat veriore të vendit, ndërsa hetimet dhe analizat e ADN-së pritet të përcaktojnë identitetin e viktimave në ditët në vijim.