Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO-KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë, ku kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e rajon, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, KFOR-i bën të ditur se kjo ishte vizita e parë e ambasadorit gjerman në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutaş dhe ambasadori Rudolph kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin më të gjerë.
“Gjatë vizitës së tij të parë në KFOR, ambasadori Rudolph dhe Gjeneralmajor Ulutaş shkëmbyen qëndrime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin më të gjerë. Ambasadori Rudolph theksoi rolin jetik të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në gjithë Kosovën”, thuhet në postim.
Tutje bëhet e ditur se gjeneralmajori Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen afatgjatë të Gjermanisë, duke vlerësuar profesionalizmin e personelit gjerman dhe kontributin e rëndësishëm që ata kanë dhënë në mision.



Të tjera
Katër mënyra për të djegur kalori dhe pa mbajtur një dietë
Publikohen pamje nga vendi ku ndodhi përleshja mes Lushtakut dhe Mehanit të VV-së (VIDEO)
Publikohet fotoja e Mehanit, pas rrahjes nga Lushtaku